Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe çështjen e AKSHI-t.

Ndërkohë policia njofton se nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit, konkretisht:

Konkretisht, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.