Benfica barazon 2-2 në Braga dhe zgjat serinë e saj pa humbje në 10 ndeshje (humbja e fundit në Champions në fillim të nëntorit ndaj Bayer Leverkusen), por rrezikon të largohet më tej nga kreu i kampionatit, pasi Porto luan në mbrëmje në shtëpi ndaj AFS-së së fundit dhe, në rast fitoreje, do të ngjitej në kuotën 46, pra +10 nga skuadra e Lisbonës. Barazimi në Braga solli polemika për golin e anuluar ndaj skuadrës së teknikut Jose Mourinho në fund, një gol, videon e të cilit klubi bardhekuq e publikoi në rrjetet sociale me mbishkrimin “goli i fitores së Benfica ndaj Bragës”.
Një fitore “imagjinare” që u “festua” edhe nga José Mourinho në intervistën pas ndeshjes, kur befasoi gazetarin e televizionit portugez që e pyeti për barazimin.
Mourinho pas barazimit në Braga: “Kemi fituar 3-2, fitore e madhe”
“Mendoj se është një fitore e madhe – u përgjigj i sigurt ‘Special One’ – Në pjesën e dytë ishte vetëm Benfica, të përmbysësh rezultatin dhe të fitosh këtu 3-2 është fantastike për ne. Lojtarët e meritojnë për përpjekjen, me gjithë respektin për Bragën që na vuri në vështirësitë që prisnim”.
Gazetari ia ktheu duke thënë se Mourinho ndoshta kishte ndjesinë se skuadra e tij e meritonte fitoren, por trajneri 62-vjeçar këmbënguli serioz: “Kemi fituar 3-2. Goli është i rregullt, kemi fituar, është një fitore e madhe.”
“E vërteta është se në fund të ditës renditja i jep vetëm një pikë më shumë Benfikës”, ia ktheu intervistuesi. Në atë moment Mourinho u largua, duke përsëritur katër herë: “kemi fituar”.
O golo da vitória do Benfica em Braga. pic.twitter.com/aWb9cChMEa
— SL Benfica (@SLBenfica) December 28, 2025
Debatet në konferencën për shtyp
Në konferencën për shtyp më pas, ish-trajneri i Interit dhe Romës shpjegoi reagimin e tij ironik: “Ka qenë një pjesë e dytë shumë e mirë dhe kemi fituar 3-2 – tha fillimisht, pastaj u bë serioz – Natyrisht e dini që po flas me ironi. Nëse nuk do ta bëja, do të sanksionohesha rëndë. A do të bëjë klubi një deklaratë? Nuk e di. Unë stërvis dhe kaq. Nuk bëj vlerësime. Për mua ishte një ndeshje shumë pozitive, por shpesh ndeshjet dhe pikët vendosen nga këto lloj vendimesh, dhe kjo është ajo që ndodhi.”
The post Mourinho me polemika pas golit të anuluar: “Fitore e madhe”, “Barazuat”, “Jo, fituam” appeared first on Lapsi.al.