Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge

Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, ndërsa një 26-vjeçar është dorëzuar autoriteteve gjermane, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e vendimeve penale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, nga Spanja është ekstraduar shtetasja Marjana Gjona, e dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me 7 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë dorëzuar drejtësisë gjermane shtetasin Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Aschaffenburgut në vitin 2023 me 6 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit thekson se këto veprime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për kapjen dhe dorëzimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me partnerët evropianë.

The post Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge appeared first on GIJOTINA.