Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa dy të tjerë mbetën të vrarë.
Aksidenti ndodhi në shtetin Ogun dhe Joshua, 36 vjeç, pësoi lëndime të lehta kur automjeti i tij u përplas me një makinë tjetër.
Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se Joshua pasagjer në makinën që u aksidentua me një kamion që nuk ishte në lëvizje.
Në pamjet e publikuara duket 36-vjeçari në makinën e aksidentuar, i cili ka pësuar lëndime dhe del nga automjeti për t’u dërguar në spital.
Aksidenti ndodhi 10 ditë pasi Joshua shënoi një fitore në raundin e gjashtë ndaj YouTuber Jake Paul në Miami, duke e lënë amerikanin me një nofull të thyer në dy vende.
Më parë këtë vit, Joshua zbuloi planet e tij për të investuar në të ardhmen e boksit në vendin e tij të origjinës. Ai ndau ambicien e tij për të krijuar një akademi boksi në Nigeri për të ndihmuar talentet lokale dhe për t’u ofruar boksierëve të rinj burimet për t’u bërë profesionistë.
The post Boksieri britanik, aksident në Nigeri/ Plagoset Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve appeared first on www.lexo.al.