Një grup demokratësh ka marshuar në formë proteste në zonën e Surrelit, në periferi të Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mes demokrtëve ishin edhe deputetët Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Besart Xhaferri.
Protesta e demokratëve në zonën e Surrelit, ku ndodhet edhe banesa private e kryeministrit Rama vjen teksa qeveria përballet me një sërë skandalesh.
Mes tyre janë hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën është kërkuar edhe arrestimi, si edhe skandali i AKSHI-t, strukturë në të cilën është zbuluar një grup që ka vepruar përmes formave kriminale.
The post Demokratët marshojnë në protestë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel appeared first on Lapsi.al.