Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës. Trafiku është shtuar ndjeshëm si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve që po kthehen në vendlindje për pushimet e fundvitit.
Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe durim gjatë udhëtimit.
gijotina.com/
The post Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit appeared first on GIJOTINA.