Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në unazën e qytetit të Lushnjes.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë, dhe për pasjë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i kësaj të fundit, Marjus Doksani.

Sipas raportimeve, Doksani është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) appeared first on GIJOTINA.