Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz

Një banesë u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Laçit. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në fshatin Sanxhak, në një banesë në administrim të shtetasit M. L., 64 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia gjatë gatimit me bombol gaz.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të shuar flakët, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit.

The post Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz appeared first on GIJOTINA.