Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja. Një person është dëmtuar, teksa policia vendore shoqëroi të dhunuarin dhe pronarin e lokalit.

Gjithashtu po verifikon edhe personat e tjerë të përfshirë në sherr. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen nr. 7 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet se është dhunuar (i dehur) dhe pronarin e lokalit për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.

 

 

gijotina.com/