Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD

Do zhvillohet sot seanca e masës së sigurisë ndaj protestuesve në protestën kombëtare opozitare ditën e hënë. Të pranishëm në Gjykatën Penale edhe disa nga deputetët e opozitës, për të mbështetur protestuesit.

Nga pamjet shikohen deputetët e PD-së, si Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, jashtë ambienteve të gjykatës. Kujtojmë që diten e djeshme u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa 7 të tjerë u proceduan penalisht.

Berisha tha një ditë më parë në daljen për mediat se dy nga protestuesit ishin turistë nga Kosova dhe se sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me protestën.

The post Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD appeared first on GIJOTINA.