Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

Debati në Komisionin e Etikës ka nxjerrë edhe një herë në pah përplasjen e thellë mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar Ulsi Manjas me akuza të forta, duke e cilësuar përjashtimin e opozitës si një akt arbitrar dhe politik.

Sipas Bardhit, ndërsa opozita etiketohet si “grup i strukturuar kriminal”, realiteti është krejt i kundërt: është mazhoranca ajo që, sipas tij, vepron si një grup i organizuar për të mbytur zërin kundërshtar, ndërkohë që anëtarët e qeverisë sillen jo si përfaqësues institucionalë, por si banditë të pushtetit.

Debatet

 Bardhi: Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputetët duhet të sillen si deputetë, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë.

Noka: Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!

Vokshi: Pini dhe verën e Gysit.

Noka: Atje shkoni!

Balliu: Atje do të shkoni që të merrni vendimin në parim?!

Vokshi: Ja ku janë provat tona!

Balliu: Deputeti i Troplinit, Balla ka ardhur që të pezullojë opozitën.

Noka: Në 35 vite po përjashtohen opozitarët me pozicione partiake.