Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 30 ditë nga Kuvendi, 6 deputetë të Partisë Demokratike, nga 29 të kërkuar nga Partia Socialiste.

Pas vendimit, deputetët demokratë kanë kundërshtuar, teksa kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë protestat dhe përshkallëzimet derisa të hiqet imuniteti i Belinda Ballukut.

Deputetja Albana Vokshi, një nga deputetet e përjashtuara, iu drejtua Ulsi Manjës, duke i thënë se ka shansin që të distancohet nga këto sjellje, duke i kërkuar që të heqin imunitetin e Belinda Ballukut.

“Jo etike është të mos heqësh imunitetin e Belinda Ballukut. Ulsi distancohuni dhe hiqni imunitetin e Ballukut. Ne nuk tërhiqemi derisa të ikë Belinda Balluku dhe Edi Rama”, tha Vokshi.

Me 30 ditë u përjashtuan:

Belind Kelliçi

Fidel Kreka

Albana Vokshi

Klevis Balliu

Flamur Noka

Elda Hoti

Kurse për 24 deputetët e tjerë, Etika vendosi tërheqje vëmendjeje.

The post Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat) appeared first on 27.