Salianji në protestë, Berisha: Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet

Kreu i PD Sali Berisha në mbyllje të protestës, është pyetur në një prononcim për media, lidhur me pjesëmarrjen e Ervin Salianjit në protestë.

Ai tha se çdokush që i bashkohet protestës është i mirëpritur.

‘Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur, nuk është protesta e Sali Berishës por vullnet i qytetarëve që duan që të protestojnë kundër kësaj qeverie. Është rasti që të merrem me protestën. Do po flasim për protestë apo? Unë thirrjen time e bëra për çdo forcë për çdo qytetarë dhe intelektual të na bashkohet, por kjo do të jetë një betejë që s’do të ndalet pa realizimin e qëllimit të saj’, tha ai.

Me tej Berisha paralajmeroi protesta edhe ne Surrel.

“Kjo histori i ka rrënjët në Surrel” tha Sali Berisha ndërkohë që i printe militantëve të opozitës në bulevard të cilët i quajti ‘luftëtarë të lirisë’.  Sipas Berishës, banesa e kryeministrit Rama është një pallat krimi. Berisha tha se “aksioni i sotëm mbyllet tek selia” por pranoi se i kishte thënë militantëve “të bëjnë një xhiro dhe të njohin terrenin.”

Berisha e quajti ‘historike’ pjesëmarrjen ne protestë. I pyetur nëse “do t’i shkojë me të vërtetë Edi Ramës në shtëpi”, Berisha u përgjig duke thënë “aty rreth.”

“Në Surrel do të shkojmë ne, por nuk shkojmë pa ju thirrur ju” u tha ai gazetarëve.  Ai premtoi militantëve të tij se “PD do ta shpëtojë Shqipërinë nga Edi Rama.

gijotina.com/

The post Salianji në protestë, Berisha: Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet appeared first on GIJOTINA.