Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale

Napoli fiton Superkupën e Italisë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi 2-0 ndaj Bolognas, në ndeshjen e luajtur në Riad.

Kampionët në fuqi të Italisë mundën fituesin në fuqi të Kupës në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite, përballë një interesimi të vakët të vendasve, në atë që mund të jetë edicioni i fundit që luhet me këtë format i cili nuk po rezulton i suksesshëm.

Ndeshjen e vendosi ylli i napolitaneve, David Neres, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, për të vulosur fatin e duelit dhe për t’i dhënë trofeun e dytë të këtij viti Napolit.

NAPOLI-BOLONJA 2-0
39′, 57′ Neres

Goli i Neres (VIDEO)

Goli i dytë i Neres (VIDEO)

gijotina.com/

The post Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale appeared first on GIJOTINA.