Masa sigurie apo frikë nga dhuna? Hiqen zbukurimet te Kryeministria (FOTOLAJM)

Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga protesta e opozitës, duket se policia po ndërmerr masa për të ruajtur zbukurimet e festave të fundvitit.

Siç shihet nga pamjet, punonjës të Bashkisë së Tiranës, kanë zhvendosur pemën e vitit të ri, bashkë me zbukurime të vendosur para Kryeministrisë, në mënyrë të tillë që të shmanget ndonjë dëmtim i mundshëm nëse ndodh ndonjë incident.

Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Lexo më tej: Sot protesta, policia merr masa dhe bllokon disa rrugë (HARTA) 

The post Masa sigurie apo frikë nga dhuna? Hiqen zbukurimet te Kryeministria (FOTOLAJM) appeared first on Lapsi.al.