Aksident në Indonezi! Autobusi me shpejtësi “skëterrë” i merr jetën 16 pasagjerëve

Një aksident me autobus vrau të paktën 16 persona dhe plagosi disa të tjerë në një autostradë në ishullin indonezian të Java-s, tha një zyrtar nga shërbimet e emergjencës së vendit.

Mjeti i transportit publik, i cili ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe po shkonte drejt Yogyakarta-s, mori një kthesë me një shpejtësi “mjaft të lartë” përpara se të godiste një barrierë sigurie dhe të përmbysej, tha në një deklaratë Budiono, kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit.

The post Aksident në Indonezi! Autobusi me shpejtësi “skëterrë” i merr jetën 16 pasagjerëve appeared first on Lapsi.al.