Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa  e Vajkanit” në Fier.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një “Fiat Panda”. Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.

gijotina.com/

The post Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar appeared first on GIJOTINA.