Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan sot një tjetër anije cisternë që ishte ankoruar në Venezuelë.
Lajmi u bë I ditur nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem në një postim në platformën X. “SHBA-të do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon”, tha ajo.
Roja Bregdetare ra në gjurmët e anijes me ndihmën e Pentagonit.
Sipas disa mediave amerikane anija u sekuestrua në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës.
Gazeta New York Times raportoi se ajo ishte me flamur panamez dhe mbante naftë venezueliane.
The post SHBA sekuestron një tjetër anije me cisternë nafte në brigjet e Venezuelës appeared first on www.lexo.al.