E propozoi vetë për Avokat të Popullit, Berisha: E patë si Shabani përfundoi në gjirin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi edhe sot për zgjedhjen e Endri Shabanit nga Kuvendi si Avokat të Popullit, me 85 vota deputetësh socialistë, por i propozuar si kandidaturë me firmat e 35 deputetëve demokratë.

“Ne kemi ftuar të gjitha partitë. Ka një problem. Opozitë dhe pseudoopozitë. E patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Ramës, pretendonte se ishte opozitë.

Përshëndes zotin Lapaj, jemi të hapur ndaj partisë së tij dhe zotit Shehaj. Por krahasimi që bëjnë mes PD dhe PS, mes Ramës dhe Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozitë e opozitës.

Se të krahasosh udhëheqjen e PD me të PS, në një farë mënyre i bën shërbim asaj partie. Kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat”,- tha Berisha.

The post E propozoi vetë për Avokat të Popullit, Berisha: E patë si Shabani përfundoi në gjirin e Ramës appeared first on www.lexo.al.