Tensione politike për USB-në e Ballukut, Rama 15 minuta në telefon në hyrje të Kryeministrisë –

Kryeministri Edi Rama, është rikthyer në ambjentet e Kryeministrisë, pas përfundimit të prezantimit të projektit “Smart City”.

Në kryeministri e pret e besuara e tij Belinda Balluku, e cila nuk ka lëvizur që aty prej orës 10:30 të mëngjesit të sotëm.

Rama është parë të mbërrijë në institucionin qeveritar pak minuta më parë, ndërsa ka zhvilluar një bisedë telefonike për rreth 15 minuta brenda makinës së tij.