Mblidhen firmat/ ‘Avokati i Popullit’ do çohet në Kushtetuese! Kërkohet seancë e jashtëzakoshme për Ballukun

Pas mbylljes së seancës plenare grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen e firmave për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese  procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe betimit të tij.

Raportohet se deputetët e PD-së pritet të depozitojnë edhe një kërkesë për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, ku do të kërkohet interpelancë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

 

The post Mblidhen firmat/ ‘Avokati i Popullit’ do çohet në Kushtetuese! Kërkohet seancë e jashtëzakoshme për Ballukun appeared first on GIJOTINA.