Sherri në Mamurras për xhirimin e gomave/ U qëllua me dy plumba në krah, sapo kishte ardhur nga Anglia

Detaje të reja janë bërë publike për ngjarjen e ndodhur në Mamurras, ku Pjeter Marku mbeti i plagosur me armë zjarri. Burimet për mediat bëjnë me dije se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar dhe po ndiqet nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zef Hoti, në Mamurras, ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se konflikti nisi pasi Marku i kërkoi autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e makinës, çka çoi në shkrepjen e dy plumbave nga arma e autorit. Njëri prej plumbave e goditi Markun në krah. Ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policise:

Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

gijotina.com/

The post Sherri në Mamurras për xhirimin e gomave/ U qëllua me dy plumba në krah, sapo kishte ardhur nga Anglia appeared first on GIJOTINA.