Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq 16 persona

Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 16 persona, në lidhje me veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Nga hetimi rezultoi se këta persona shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 16 persona për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

The post Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq 16 persona appeared first on Lapsi.al.