Plagosje me armë zjarri në Mamurras, një person dërgohet në spital –

Mamurras/ Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Mamurrasit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ku shtetasi Pjetër Marku është plagosur në dorë në rrethana ende të paqarta.

Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.