Gjendet një trup i pajetë në Lungomare, dyshimet e para të policisë –

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e së martës në breg të detit në Vlorë. Viktima është gjetur në zonën e Lungomares.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por priten të zbardhen në vijim.