“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë të Kryesisë, ndërsa diskutimet do të fokusohen te situata politike, qëndrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit e demokratëve që u njoftua më herët.

Ndërkohë, mbledhja e një ditë më parë u shoqërua me tone të larta, por Berisha sot tha se nuk ka përçarje në PD.

gijotina.com/

The post “Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD appeared first on GIJOTINA.