Hetim i madh në Elbasan/ Dy biznese me koreanë dhe indianë, 16 individë në shënjestër

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, ku si rezultat janë arrestuar 16 persona, janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, ndërsa disa individë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare, operacioni u krye nga strukturat e Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokuroria e Elbasanit, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale.

Konkretisht, u vunë në pranga:

Juncheol Chung, 64 vjeç, shtetas korean, administrator

Eglis Flaga, 48 vjeç, banues në Elbasan, administrator

Besnik Abdiaj, 62 vjeç, banues në Elbasan, drejtor prodhimi

Elton Beqi, 48 vjeç, banues në Elbasan, drejtor prodhimi

Elton Bejkolli, 51 vjeç, banues në Elbasan, inxhinier/drejtues teknik

Aaditiya Raj, 31 vjeç, shtetas indian, inxhinier/drejtues teknik

Rahul Pal, 24 vjeç, shtetas indian

Styend Pal, 27 vjeç, shtetas indian

Dheeraj Kumar, 32 vjeç, shtetas indian

Rajesh Yadav, 38 vjeç, shtetas indian

Munna Singh, 43 vjeç, shtetas indian

Rahul Pal, 24 vjeç, shtetas indian

Prakash Kadel, 32 vjeç, shtetas nepalez

Jakup Karaj, 63 vjeç, banues në Elbasan

Dorjan Xhufka, 45 vjeç, banues në Elbasan

të cilët ushtronin funksione si përgjegjës turni, operatorë furre dhe punëtorë.

Gjithashtu, u mor masë edhe ndaj Ismail Dybeli, 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Paralelisht, u shpallën në kërkim dhe u referuan materialet procedurale për:

B. Z., 43 vjeç

D. K., 54 vjeç

F. M., 55 vjeç

Gj. B., 48 vjeç

A. Sh., 72 vjeç

S. O., 67 vjeç

I. L., 53 vjeç

A. K., 38 vjeç

aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Punohet për kapjen e tyre.

Nga hetimet intensive dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, rezultoi se dy subjekte juridike ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkelur legjislacionin mjedisor dhe duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë përpunimin e mbetjeve të baterive.

Për këto shkelje, ndaj dy subjekteve juridike u procedua penalisht bazuar në ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

Gjithashtu, gjatë inspektimeve u vendosën edhe masa administrative, përkatësisht 3.000.000 lekë për njërin subjekt dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe pezullimi i aktivitetit të të dy subjekteve deri në përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore.

Gjatë operacionit u sekuestruan telefona celularë dhe pajisje DVR, si prova materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

gijotina.com/

.

The post Hetim i madh në Elbasan/ Dy biznese me koreanë dhe indianë, 16 individë në shënjestër appeared first on GIJOTINA.