PAMJET/ Tension në protestën e Lapajt para kryeministrisë

Ka pasur sërish momente tensioni në protestën që aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj po mbajnë prej ditësh përpara kryeministrisë.

Gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje policia u ka kërkuar sërish protestuesve që të largojnë një çadër që ata kishin kanë vendosur për të qëndruar gjatë natës dhe për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Protestuesit e kanë quajtur “të turpshme” sjelljen e policisë. Protesta e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al

The post PAMJET/ Tension në protestën e Lapajt para kryeministrisë appeared first on Lapsi.al.