Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagosen me thikë dy të rinj pranë shkollës “Shejnaze Juka

Një sherr mes disa nxënësve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta këtë të premte, në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Si pasojë e konfliktit, dy prej të rinjve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar incidentin dhe për të siguruar rendin në zonë.

The post Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagosen me thikë dy të rinj pranë shkollës “Shejnaze Juka appeared first on GIJOTINA.