PD tërhoqi firmat për kandidatët, mazhoranca rrëzon opozitën për Avokatin e Popullit

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj.

Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, por u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.

“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në garë për Avokatin e Popullit janë gjashtë kandidatë, Ardiana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endri Shabani, Skënder Haluca dhe Tartar Bazaj.

Mes emrave të dërguar në Parlament për momentin më i kuotuar është Endri Shabani, për të cilin thuhet se ka mbështetjen e së majtës.

The post PD tërhoqi firmat për kandidatët, mazhoranca rrëzon opozitën për Avokatin e Popullit appeared first on GIJOTINA.