Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro

Endri Shabani është zgjedhur Avokat i Popullit me 85 vota 0 abstenim dhe 3 kundër mes 6 kandidatëve, ndërsa opozita ka braktisur sallën.

Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë, e më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës, institucionit që prej mungesës së konsensusit politik drejtohet 3 vite përtej mandatit nga Erinda Ballanca.

3 orët e debatit për Avokatin e Popullit u vërtitën vetëm në një pikë: Akuza mazhorancës se ka bërë pazar me Endri Shabanin, njërin nga kandidatët që vetë mbështetën nga më shumë se gjysma e deputetëve të opozitës.

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit, me 85 vota pro, me mbështetjen e Partisë Socialiste, që e votoi plotësisht. Më poshtë ju sjellim votimet për të 6 kandidaturat e propozuara nga opozita, pavarësisht se kjo e fundit braktisi sallën në momentin e votimit.

Tartar Bazaj / 1 pro,79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci / 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja / 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim

Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër.

gijotina.com/

The post Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro appeared first on GIJOTINA.