LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur para pak çastesh në një biznes në lagjen “Skënderberg” Shkodër. Lenda plasëse ishte vënë në derën e biznesit. 

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Raportohet se biznesi ka qenë i fokusuar në fushën e reklamave dhe marketingut. 

Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë.

/Lajmi po përditësohet

The post LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër appeared first on Lapsi.al.