Dorëheqja në Kushtetuese: Kuvendi hap garën për anëtarin e ri pas largimit të Toskës

Pas dorëheqjes së Elsa Toskës nga detyra e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurën për plotësimin e vendit vakant. Toska u largua vitin e kaluar nga detyra anëtares së Kushtetueses.

Sipas rregullave kushtetuese, kandidaturat do të shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve. Pasi Kuvendi hap garën, kandidatët kanë 1 muaj kohë të shprehin interes, pastaj ata vlerësohen dhe renditen me pikë nga KED.

“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish gjyqtares Elsa Toska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Votimi në Kuvend bëhet me 84 vota.
gijotina.com/

The post Dorëheqja në Kushtetuese: Kuvendi hap garën për anëtarin e ri pas largimit të Toskës appeared first on GIJOTINA.