Duhet të bëhemi bashkë… –

Në Foltoren e opozitës të organizuar përpara Kryeministrisë, fillimisht kanë mbajtur fjalën qytetarët të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyreve për gjendjen e vështirë në Shqipërisë, për mungesësn e mbështetjes nga qeveria.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministri Rama dhe Belinda Ballukut. Në Foltore ka mbajtur fjalën edhe Igli Cara, i cili theksoi se korrupsioni është në nivele alarmante.

“Drejtësia duhet të triumfojë dhe nuk duhet të jemi të gatshëm.Sot si atëherë liria kërkon të jemi të gjithë bashkë pët të shporrur njëherë  emirë Ramën. Kini besim miq, ne do të fitojmë e drejta do të fitojë”, tha Igli Cara.

Cara tha se si mund të flitet sot për liri, kur një zv.kryeministre si Belinda Balluku, e kapur në korrupsion vijon në detyrë dhe mbrohet nga Rama.

“A mund të flasim për liri kur me dosje në hetim, vazhdon dhe zv/kryeministrja e këtij vendi që mbrohet nga Rama, rast unik në  botë kur zv/kryeministrja e kapur në detyrë vazhdon është në detyrë”, tha Cara.

Igli Cara: sot me të drejtë të gjithë bëjmë pyetjen a jemi vërtet të lirë . a jemi të lirë kur tregu sundohet nga miqtë e Ramës?

A jemi të lirë  kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendesë. A mund të flasim për liri kur me dosje në hetim, vazhdon dhe zv/kryeministrja e këtij vendi që mbrohet nga Rama, rast unik në  botë kur zv/kryeministrja e kapur në detyrë vazhdon është në detyrë.

gijotina.com/