Parashikimi i motit për këtë të enjte: Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të mbeten prezente lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

The post Parashikimi i motit për këtë të enjte: Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu appeared first on Lapsi.al.