Dhëndri i Troplinëve emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të Xheni Beqajt, në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Berisha shkruan se Xheni Beqaj është dhëndri i Troplinëvë, dhe është “emëruar nga Ramaduro car i Bregdetit”.

Kryedemokrati ndër të tjera ka dënuar emërimin e tij, duke theksuar se ky vendim dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë.

“Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!

Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!”, shkruan Berisha.

The post Dhëndri i Troplinëve emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit appeared first on Lapsi.al.