Kryeministri Rama në Vjenë, diskuton në forumin ‘Time To Decide Europe 2025’

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vjenës, për të marrë pjesë në Konferencën “Time to decide Europe 2025”. Kryeministri është i ftuar nderi për të drejtuar një nga panelet e konferencës, që shqyrton çështje mbi të ardhmen e Evropës. Duke ndarë pamje në rrjetet sociale nga konferenca, Rama shkruan se ‘është privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’’.

“Në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, e ku ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkruan kryeministri Rama, teksa publikon pamjet nga Vjena.

gijotina.com/

The post Kryeministri Rama në Vjenë, diskuton në forumin ‘Time To Decide Europe 2025’ appeared first on GIJOTINA.