FIer/ Përplaset me makinën e parkuar, dërgohet në urgjencë shoferi (video)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet në lëvizje ka goditur një mjet të parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i makinës në ecje, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

The post FIer/ Përplaset me makinën e parkuar, dërgohet në urgjencë shoferi (video) appeared first on GIJOTINA.