Gjin Gjoni nga Vaini: Prokuroria të hetojë riçarjen e argjinaturës, kjo është neglizhencë

Argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë përsëri pranë zonës së Talës, duke rrezikuar sërish përmbytje në disa zona.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, pas takimeve me banorët, tha se kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.

Ai akuzoi autoritetet për bllokimin e kanalit natyror që lidh lagunën me detin, duke shkaktuar dëme për qindra banorë në Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh.

Gjoni i kërkoi Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht dhe të vërë përgjegjësit përpara drejtësisë për këtë katastrofë të shkaktuar.

gijotina.com/

The post Gjin Gjoni nga Vaini: Prokuroria të hetojë riçarjen e argjinaturës, kjo është neglizhencë appeared first on GIJOTINA.