Aktorja e njohur Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj Cole Tucker janë bërë sërish prindër.
Lajmin e e ka ndarë vetë aktorja përmes një postimi në Instagram të shtunën, ku shihet e shtrirë në shtratin e spitalit duke mbajtur dorën e bashkëshortit.
“E bëra… Solla në jetë një fëmijë tjetër! Çfarë udhëtimi i çmendur është lindja. Respekt për të gjitha nënat – trupat tanë janë të pabesueshëm,” shkroi Hudgens në mbishkrimin e fotos.
Hudgens dhe Tucker u bënë prindër për herë të parë në korrik 2024, kur erdhi në jetë djali i tyre, emri i të cilit nuk është bërë publik.
Aktorja 36-vjeçare ka treguar më herët se amësia është “gjëja më rraskapitëse në botë”, por njëkohësisht e ka ndihmuar “të ngadalësojë dhe të shijojë momentin”.
Vanessa dhe Cole nisën romancën në vitin 2020, u fejuan dy vjet më vonë dhe kurorëzuan dashurinë në dhjetor 2023, në një ceremoni romantike në Meksikë.
The post Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të dytë appeared first on Lapsi.al.