Rikthehen ngjarjet e rënda në vend. Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.
Sipas “News24” viktima është identifikuar si Mondi Mehalla. Të njëjtat burime shkruajnë se ai është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja dhe motivet e saj.
Nga të dhënat paraprake që raportohen nga mediat thuhet se autorët kanë qenë 2 persona. Ata kanë hapur zjarr dhe janë larguar me shpejtësi sapo janë siguruar që biznesmeni ka ndërruar jetë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset. ©LAPSI.al
The post EMRI/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua me armë në Elbasan (PAMJE) appeared first on Lapsi.al.