E jashtëzakonshme, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi shënon nga këndi i pamundur në Superligën turke

Ernest Muçi ka shënuar gol spektakolar me Trabzonspor në Turqi. 24-vjeçari realizoi pikërisht golin e tretë të sfidës për ekipin e tij, që përmbysi rezultatin ndaj Koniaspor.

Fantazisti i Kombëtares ia doli nga goditja e dënimit në minutën e 56-të, ndërsa dukej si kënd i pamundur për të tentuar portën. Muçi nuk zhgënjeu me guximin e tij duke dërguar tifozët në festë.

Për Muçin po mbyllet një javë fantastike, pasi të hënën realizoi dopietë golash ndaj Basakshehir. Kështu u kthye në faktor për Trabzonspor, që siguroi fitoren.

Brenda një jave janë tre gola për ish-lojtarin e Tiranës, që më parë kishte pasur pak hapësira. Muçi qëndron i huazuar te Trabzonspori, që gëzon të drejtën e blerjes së kartonit nga Beshiktashi.

Muçi’den bu haftada harika bir gol!

Bu adamı beğenmeyip gönderenler utansın. pic.twitter.com/zVz515hsTQ

— Boşa Tıklama BJK ϟ (@bosatiklamaBJK) November 29, 2025

 

The post E jashtëzakonshme, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi shënon nga këndi i pamundur në Superligën turke appeared first on GIJOTINA.