Barazim në Elbasan, “Demat” pengojnë “Tigrat” të shkëputen në krye të renditjes

Në javën e 13-të të Kategorisë Superiore, Elbasani dhe Partizani nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke përfunduar pa gola.

Të dy skuadrat krijuan shumë pak raste të rrezikshme gjatë ndeshjes dhe nuk arritën të shënojnë.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin, pas përballjes me Dinamon javën e kaluar, ndërsa edhe Partizani përsërit performancën e javës së kaluar kur ndaloi Vllazninë.

Tani vendin e parë e mban Elbasani me 25 pikë, pas ketij barazimi. Ky rezultat u shërbeu disi “Demave” të largohen nga zona e ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 6-të me 14 pikë.

REZULTATI:

AF Elbasani 0-0 Partizani

67′ Ka pretendime nga Isgandarli, Doda thotë nuk ka asgjë dhe vijon lojën. (VIDEO)

28′ Abas shpërdoron një rast të mirë për vendasit, e “fluturon” topin jashtë. (VIDEO)

25′ Mundësi e mirë për Elbasanin, rasti nuk finalizohet me gol. (VIDEO)

8′ Musta godet drejt portës, Qirko shpëton portën e Partizanit. (VIDEO)

gijotina.com/

 

The post Barazim në Elbasan, “Demat” pengojnë “Tigrat” të shkëputen në krye të renditjes appeared first on GIJOTINA.