Shqipëria kremton këtë të premte 113 vjetorin e Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në çdo hyrje të Shqipërisë, ka pasur atmosferë kuqezi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje të festimeve në pikat doganore të vendit.
“28 Nëntor 2025
Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë
Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”, shkruan Rama.
The post “Atmosferë kuqezi”/ 28 Nëntori, Rama ndan pamjet: Nga Morina në Kakavijë, pikat doganore u kthyen në skenë gëzimi appeared first on www.lexo.al.