Kolegji i Gjykatës Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur nëse kërkesa e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë apo jo në shqyrtim.
Treshja e gjyqtarëve do të vlerësojë nëse kërkesa plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u trajtuar nga trupa gjyqësore.
Belinda Balluku është pezulluar nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht dhe zv/Kryeministres nga GJKKO.
Qeveria ka ankimuar në Kushtetuese pezullimin e saj si ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.
The post Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për vlerësimin e kërkesës për pezullimin e Belinda Ballukut appeared first on www.lexo.al.