Sulmohen termocentralet në Donetsk, vendbanime të shumta mbesin pa energji elektrike

Termocentralet Zuivska dhe Starobesheve janë sulmuar dhe dëmtuar në pjesën e pushtuar nga Rusia në rajonin e Donetskut, ku si pasojë ka ndërprerje të energjisë elektrike

Autoritetet pro-ruse në rajonin e Donetskut të pushtuar kanë pohuar se termocentralet Zuivska dhe Starobesheve u dëmtuan natën e 17-18 nëntorit, duke lënë shumë vendbanime pa energji elektrike.

Denis Pushilin, udhëheqës i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, tha se dronët kishin dëmtuar termocentralet Zuivska dhe Starobesheve.

Ai shtoi se shumë vendbanime kishin mbetur pa energji elektrike, duke shkaktuar mbylljen e kazanëve dhe stacioneve të filtrimit.
Kanalet lokale raportuan se transformatori i kazanit të dytë ishte goditur gjatë sulmit në termocentralin Zuivska. Ai është nxjerrë jashtë funksionit.

The post Sulmohen termocentralet në Donetsk, vendbanime të shumta mbesin pa energji elektrike appeared first on www.lexo.al.