Protesta e opozitës/ Qindra forca policie rrethojnë Kryeministrinë, vendoset foltorja e opozitës

Më pak se një orë na ndan nga protesta e paralajmëruar nga opozita përpara kryeministrisë.

Siç duhet nga pamjet, qindra forca policie ndodhen rreth Kryeministrisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Ndërkohë kreu i demokratëve do të dalë nga banesa e tij dhe do të shkojë me këmbë para Kryeministrisë.

Përpara kryeministrisë ka nisur dhe vendosja e foltores, aty ku lideri i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët të tjerë të opozitës do të mbajnë fjalën e tyre.

gijotina.com/

The post Protesta e opozitës/ Qindra forca policie rrethojnë Kryeministrinë, vendoset foltorja e opozitës appeared first on GIJOTINA.