Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.

Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i ulët i forcës 3-4 ballë.

 

 

The post Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2025 appeared first on GIJOTINA.