Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, 6 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot pasdite, në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

gijotina.com/

The post Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, 6 të plagosur nga përplasja e dy makinave appeared first on GIJOTINA.