Të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Kjo do të jetë mbledhja e parë pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas informacioneve ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet gjatë mbledhjes.
Veliaj u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ku kanë votuar me 51 vota pro, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë.
Vendimi erdhi si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.
The post Mblidhet Këshilli Bashkiak, pas rikthimit të Veliaj në detyrë! Zbulohet data appeared first on www.lexo.al.